Google ADS

Shtatë tituj radhazi: Festa nga Bayern Munichu në Allianz Arena

18:10 | 18 Maj 2019
Arbresh Info

Bayern Munichu ka siguruar pasditen e sotme (e shtunë) mbrojtjen e titullit në Bundesliga.

Kampioni i Gjermanisë fitoi garën e ashpër ndaj Borussia Dortmundit duke fituar titullin në kampionatin kryesor gjerman për të shtatin vit radhazi dhe për të 29-të herë në histori të tyre, shkruan portali arbresh.info.

Ashtu si i gjithë sezoni, edhe takimi i sotëm i “Bavarezëve” ishte mjaftë dramatik për shkak se dyshja legjendare Franck Ribery dhe Arjen Robben i dhanë fund qëndrimit të tyre në skuadër.

Por, ashtu si në përralla, të dy arritën të gjenin portën duke shënuar gola të bukura në fitoren e sotme 5 me 1 kundër Eintracht Frankfuritit duke i shtuar rëndësinë kësaj date historike për klubin.

Me 78 pikë, dy më shumë se Borussia Dortmundi, Bayern Munichu siguroi një tjetër titull./arbresh.info/


Shikoni më poshtë pamje nga festa në Allianz Arena:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme