Google ADS

Shtatë statistikat tronditëse të ndeshjes Getafe – Barcelona (FOTO)

23:07 | 16 Shtator 2017
Arbresh Info

Barcelona përmbysi rezultatin duke mposhtur me rezultat 2 me 1 Getafen pas golit vendimtar nga Paulinho.

Fitorja i siguroi gjigantit katalunas udhëheqjen prej shtatë pikëve ndaj Real Madridit në tabelën e La Ligas, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, atyre iu kushtoi shumë pasi transferimi rekord i klubit, Ousmane Dembele, pësoi tërheqje muskulore duke u detyruar të largohet nga fusha.

Më poshtë keni shtatë statistikat tronditëse të këtij takimi:

Momenti historik për portierin Ter Stegen

Gardiani i Barcelonës bëri paraqitjen e tij të 100-të për skuadrën. Fatkeqësisht, Stegen nuk ishte në gjendje ta shënojë atë me portë të pastër por ai nuk duhet fajësuar për golin.

Goditja nga Shibasaki ishte e jashtëzakonshme dhe gjermani e kuptoi këtë mirë. Në moshën 25-vjeçare, atë e presin ende shumë vite para tij në Camp Nou.

ter-stegen-barcelona

Paulinho, një goditje një gol

Me goditjen e tij të parë në shënjestër nën fanellën e Barcelonës, Paulinho jo vetëm që shënoi një gol por arriti të sigurojë skuadrës së tij të re fitoren e ndeshjes

Pas shumë kritikave rreth blerjes së tij gjatë verës, braziliani arriti disi të justifikojë çmimin e tij.

paulinho

Denis Suarez lëndon Getafen me ngjyra të ndryshme

Denis Saurez tani ka shënuar kundër Getafes për dy skuadra të ndryshme.

Pas golit të realizuar vitin e kaluar gjatë kohës në Villarreal, ai arriti të shënonte edhe në ndeshjen e së shtunës duke barazuar rezultatin për Barcelonën.

Barcelona's midfielder from Spain Denis Suarez celebrates a goal during the Spanish league football match Getafe CF vs FC Barcelona at the Col. Alfonso Perez stadium in Getafe on September 16, 2017. / AFP PHOTO / PIERRE-PHILIPPE MARCOU        (Photo credit should read PIERRE-PHILIPPE MARCOU/AFP/Getty Images)

Gaku shkruan historinë

Gaku befasoi të gjithë me golin e tij sensacional që i dhuroi Getafes epërsinë. Volleja e tij jashtë zonës së penaltisë la Ter Stegenin të tronditur.

Përveç kësaj, ai u bë lojtari i dytë japonez që shënon kundër Barcelonës.

gaku

Messi driblon sa e gjithë skuadra e Getafes

Lionel Messi është i njohur nga të gjithë si dribluesi më i mirë në fushë, ndoshta edhe i të gjitha kohërave. Prandaj, nuk është befasoi që sulmuesi të finalizojë më shumë driblime në lojë, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ai arriti të bëjë gjashtë driblime të jashtëzakonshme, shifër që është e barabartë me atë të gjithë skuadrës së Getafes.

lionel-messi1

Suarez larg formës

Luis Suarez është duke pasur probleme me formë aktualisht dhe dukej jashtë elementit të tij në anën e majtë të treshes frontale.

Në fakt uruguaiani dështoi për të regjistruar një goditje të vetme, pasim kyç apo driblim gjatë 90 minutave lojë.

luis-suarez

Paulinho para Ronaldos

Edhe pse duket qesharake, Critiano Ronaldo është prapa Paulinhos nga numri i golave për shkak se superylli portugez i Real Madridit është duke qëndruar ende jashtë fushe si pasojë e ndëshkimit me pesë ndeshje mos-lojë.

Kjo nuk do të thotë asgjë, por është ende diçka e paparashikueshme në këtë fazë të këtij sezoni./arbresh.info/

Real Madrid's forward from Portugal Cristiano Ronaldo looks on during the UEFA Champions League football match Real Madrid CF vs APOEL FC at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on September 13, 2017. / AFP PHOTO / PIERRE-PHILIPPE MARCOU        (Photo credit should read PIERRE-PHILIPPE MARCOU/AFP/Getty Images)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme