Basel ka mposhtur Apoel Nicosia me rezultat minimal 1 – 0 dhe është kualifikuar në 1/16 e Evropa Ligës.
Skuadra e Edon Zhegrovës në ndeshjen e parë mposhti rivalët me rezultat 0 – 3, ndërsa sot (e enjte) me një gol në minutën 38-të nga Frei siguroi kualifikimin, shkruan portali arbresh.info.
Ylli i Kosovës hyri në lojë në minutën e 46-të, por edhe pse kishte disa raste assesi nuk ia doli të shënoi.
Tjetër skuadër e madhe që ka arritur kualifikimin është Roma që ka barazuar me Genk (1-1), por fitorja në ndeshjen e parë i ka ndihmuar të kalojë tutje.
Të gjitha ndeshjet:
Basel 1 – 0 Apoel (4 – 0 rezultati në dy ndeshje)
Espanyol 3 – 2 Wolves (3 – 6 rezultati në dy ndeshje)
Porto 1 – 3 Leverkusen (2 – 5 rezultati në dy ndeshje)
Genk 1 – 1 Roma (1 – 2 rezultati në dy ndeshje)
Basaksehir 3 – 1 Sporting (4 – 4 rezultati në dy ndeshje, në vazhdime do të kuptohet cila skuadër do prek 1/16 e Evropa Ligës)
Lask 2 – 0 Az Alkmaar (3 – 1 rezultati në dy ndeshje)
Malmoe 0 – 3 Wolfsburg (1 – 5 rezultati në dy ndeshje)
Kujtojmë që nga ora 21:00 do të zhvillohen edhe shtatë ndeshje të tjera./arbresh.info.
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...