Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tahir Batatinës?

16:38 | 25 Nëntor 2024
D.H

Llapi ka qenë njëra nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Mirëpo tashmë kanë kaluar 14 xhiro dhe kjo skuadër ende nuk e ka gjetur shkëlqimin e saj, shkruan Arbresh.info.

Aktualisht ndodhen në pozitën e tetë në tabelë me 16 pikë.

Teksa nuk njohin fitore në shtatë ndeshjet e fundit, ku ka tri barazime katër humbje.

Fitorja e fundit e tyre ishte ndaj Suharekës me datë 27 shtator dhe pas disa ditësh do të bëhen fiks dy muaj, që kur të drejtuarit e Tahir Batatinës kanë arritur të triumfojnë një ndeshje në elitën e futbollit kosovar.

Llapi është sulmi i tretë më i dobët në futbollin kosovar ku ka realizuar vetëm 16 gola, më pak se ta kanë vetëm Ferizaj 12 dhe Feronikeli ’74, shtatë sosh.

Në sfidën e radhës në fundjavë të përzgjedhurit e Batatinës do të luajnë duelin e radhës ndaj Ferizajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujeves./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme