Google ADS

Shtatë muaj burg për ish yllin e Chelseat dhe Real Madridit (FOTO)

15:25 | 6 Tetor 2017
Arbresh Info

Ish qendërmbrojtësi i “Bluve” ka pranuar se ka fshehur të ardhurat e tij nga të drejtat e imazhit gjatë viteve 2011/12.

Ish ylli i Chelseat, Ricardo Carvalho është dënuar me shtatë muaj burg për shkak të mashtrimeve tatimore, transmeton portali arbresh.info. Mbrojtësi veteran ka pranuar akuzat se ka fshehur të ardhurat e tij nga të drejtat e imazhit gjatë dy viteve të shpenzuara në Real Madrid.

Carvalho aktualisht luan te gjiganti në Super Ligën e Kinës, Shanghai SIGP, por ai ishte end duke u përballur me akuzat në lidhje me kohën e tij prej dy viteve në Santiago Bernabeu.

Ricardo Carvalho është dënuar me shtatë muaj burg për mashtrime tatimore
Ricardo Carvalho është dënuar me shtatë muaj burg për mashtrime tatimore

Prokurorët publik kanë kërkuar nga Carvalho të paguaj gjobën prej 269 mijë funta dhe të dënohet me 12 muaj burg. Por, qëndrimi i tij në burg është reduktuar në shtatë muaj dhe Carvalho do të paguaj vetëm 120 mijë funta.

39-vjeçari besohet se ka fshehur 488.500 funta nga autoritetet./arbresh.info/

Mbrojtësi mbahet mend për kohën e tij në Chelsea
Mbrojtësi mbahet mend për kohën e tij në Chelsea

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme