Google ADS

Shtatë lojtarët që kërkon Zinedine Zidane

13:32 | 12 Prill 2017
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thuhet se ka në listën e tij të kërkesave shtatë lojtarë.

Gjiganti në La Liga dëshiron të transferoj superyje këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti i klubit, Florentino Perez është i gatshëm për të shpenzuar të holla të mëdha gjatë verës dhe sipas raporteve nga mediat spanjolle, Zidane ka shtatë lojtarë që i dëshiron në ‘Bernabeu’.

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, portieri i Manchester United, David De Gea dhe talenti i ri Tottenhamit, Dele Alli, raportohet se janë në listën e kërkesave.

Sensacioni i Monacos, Kylian Mbappe dhe sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre Emeric Aubameyang, janë gjithashtu pjesë e kërkesave të tyre.

Dyshja e Juventusit, Paulo Dybala dhe Leonardo Bonucci, të cilët ishin lojtarë kyç në fitoren mbrëmjen e kaluar ndaj Barcelonës në Ligë të Kampionëve, përmbushin kërkesat e Zidanes./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme