Tashmë këtë sezon kemi parë disa yje që kanë arritur formn më të mirë të karrierës së tyre, një numër emrash që kanë shijuar fillime të shkëlqyera të sezonit 2021/22.
Shtatë, është numri i lojtarëve të përzgjedhur të cilët po kalojnë formë tejet të mirë deri tani në Premier League.
Emil Smith-Rowe
Kanë kaluar disa vite për Emile Smith Rowe, me mesfushorin që nuk ka arritur të bëjë paraqitje të kënaqshme edicionin e kaluar me Arsenalin.
Që kur u fut në skuadërn e “Topçinjëve” për fitoren e “Boxing Day” kundër Chelsat, mesfushori ka shijuar një rritje të shpejtë që ka kulmuar me thirrjen e parë në skuadrën e Anglisë për kualifikimet e Kupës së Botës të nëntorit.
Talenti teknik i Smith-Roëe e ka parë atë të bëhet një figurë qëndrore në një skuadër në zhvillim te Arsenali, e cila është rikthyer nga një fillim zhgënjyes për të grumbulluar një seri prej 10 ndeshjesh të pamposhtur në të gjitha gart.
21-vjeçari ka dhënë dy asistime dhe ka shënuar katër gola, duke përfshirë golat në secalin prej tre paraqitjeve të tij të fundit në ligë.
Mohamed Salah
Mohamed Salah ka qenë një model i qëndrueshmërisë në sezonet e fundit, por edhe standardet e pabesueshme të egjiptianit kanë arritur një nivele të reja gjatë këtij edicioni.
Salah është golashënuesi dhe asistuesi kryesor në Premier League këtë sezon, pasi është i përfshirë në 17 gola deri tani këtë edicion.
Asnjë lojtar në pesë ligat kryesore të Evropës nuk mund të jetë më i mirë se numri i përfshirjes së tij në gola, ndërsa fillimi mahnitës është një vazhdim i formës që ka treguar sezonet e fundit, me Salah që kryeson Premier League për gola (105) dhe asistime (145).
Declan Rice
“Më i miri në pozitën e tij në futbollin botëror” ishte se si John Terry e përshkroi Declan Rice javën e kaluar, pasi pa masterklasën e fundit të mesfushorit në fitoren 3-2 të Ëest Ham ndaj Liverpool në “London Stadium”.
Rice është bërë forca shtytëse e skuadrës së West Ham-it që po kalon nëpër një vale optimizmi dhe besimi për momentin, duke u renditur i treti në Premier League dhe duke mbajtur ambicie për të siguruar kualifikimin në “Champions League”.
David Moyes ka pretenduar se çmimi prej 100 milionë funte i vendosur më parë për mesfushorin është një shumë që nuk do të ofrohet më, duke parë rëndësinë që ka në skuadrën e West Ham.
Joao Cancelo
Ndikimi i mbrojtësve të krahut nuk nënvlerësohet më dhe kontributi i Joao Cancelo në Manchester City thekson se sa efektivë mund të jenë mbrojtësit modern në të gjithë fushën.
Meqë as Kevin de Bruyne dhe as Ilkay Gundogan nuk po funksionojnë në nivelet e sezonit të kaluar dhe Jack Grealish që ende “po merr këmbët” në “Etihad Stadium”, përgjegjësinë mbi super e ka marrë reprezentuesi portugez i cili po luan si një mbrojtës i majtë në lëvizje.
Cancelo ka treguar fjalë për fjalë se mund t’i bëjë të gjitha për Cityn këtë sezon, duke udhëhequr skuadrën për një numër të gjerë metrikash, duke përfshirë prekjet, pasimet, ndërprerjet, duelet e fituara dhe goditjet.
Reece James
Një tjetër mbrojtës që ka gjetur formën e tij gjatë javëve të fundit është Reece James i cili gjithnjë po tregon ndikimin e tij si një mbrojtës krahu.
James ka forcuar pozicion e tij në të djathtë për kampionët e Evropës gjatë javëve të hapjes së sezonit, ritmi i tij, fuqia dhe ofrimi i shkëlqyeshëm i kanë siguruar “Blutë” me një armë të fuqishme në të dy skajet e fushës.
21-vjeçari ka shënuar katër gola në ligë tashmë këtë sezon, duke përfshirë arritjen e një sër përpjekjesh të suksesshme gjatë fitores 3-0 kundër Neëcastle muajin e kaluar.
Aaron Ramsdale
Pak parashikuan ndikimin e menjëhershëm që Aaron Ramsdale do të kishte në Arsenal, portieri që fillimisht pritej të përfshinte mbulim dhe konkurrencë për Bernd Lenon, pas transferimit të tij gjatë verës nga Sheffield United.
Kritikët kishin vënë në dyshim mençurinë e “Topçinjëve” për të shpenzuar 24 milionë funte për një portier pa garanci për futbollin e ekipit të parë, por 23-vjeçari nuk shikoi prapa dhe uli poshtë të gjitha pritshmëritë për të.
Arsenali është i pamposhtur që kur Ramsdale u fut në ekip kundër Norwich në shtator, duke u ngjitur në vendin e pestë në Premier League pas tetë ndeshjesh pa humbje.
Conor Gallagher
Verën e kaluar, Chelsea fitoi para nga Marc Guehi, Fikayo Tomori dhe Tammy Abraham për një shumë të kombinuar prej rreth 77 milionë funte, megjithatë, vendimi për të dërguar në huazim Gallagher – dhe jo një shitje të përhershme – ka rezultat mençur.
21-vjeçari bëri përshtypje sporadike pavarësisht rënies së West Brom sezonin e kaluar, përpara se të nënshkruante për Crystal palace në një marrëveshje të përkohshme.
Ai e ka bërë vetën një të preferuar të tifozëve si një mesfushor dinamik nën urdhërat e Patrick Vieira, me “Eagles” që janë transformuar pas një rinovimi veror dhe inkurajimi të rinisë së skuadrës.
Energjia e pafund e Gallagher dhe vrapimi i një lojtari të tretë e kanë parë mesfushorin tashmë katër herë në Premier League këtë sezon./Arbresh.info
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...