Google ADS

Shtatë klube të interesuara për Asension

16:25 | 26 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madridi është i përgatitur të shesë Marco Asension këtë verë dhe Juventusi e Milani janë në listën e klubeve të interesuara.

Kontrata e anësorit 26-vjeçar skadon me Los Blancos në vitin 2023 dhe ai ka qenë në bisedime për rinovimin e saj prej disa kohësh, por nuk është gjetur asnjë marrëveshje.

Për shkak të kësaj, skuadra e Carlo Ancelottit është e përgatitur të shesë lojtarin në merkaton e ardhshme të verës.

Siç raportohet nga Sport, nuk ka mungesë të interesit për Asension, me Juventusin dhe Milanin të dy gati për t’iu bashkuar garës për nënshkrimin e tij, ku përfshihen edhe klube si Arsenali, Liverpool, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain.

Real Madridi dëshiron rreth 50-60 milionë euro për shitjen e spanjollit, por ka një shans që ata të jenë të hapur për një marrëveshje që pagesat te realizohen gjatë disa viteve, duke e bërë një marrëveshje më të arritshme.

Asensio ka shënuar shtatë gola në 20 paraqitje në La Liga këtë sezon, si dhe një gol kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme