AC Milani ka fituar me rezultat të thellë 5 me 2 ndeshjen mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër F91 Dudelanges.
Gjiganti italian siguroi tri pikë të plota nga takimi i zhvilluar si nikoqir në San Siro në kuadër të xhiros së pestë në fazë të grupeve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Patrick Cutrone (21′), Stelvio Cruz (autogol 66′), Hakan Calhanoglu (70′), Tom Schnelli (autogol 77′), dhe Fabio Borini (80′) ishin realizatorët e golave për skuadrën nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos, ndërsa për mysafirët shënuan Dominik Stolz (39′) dhe David Turpel (49′).
Këto pikë janë mjaftë të rëndësishme për “Rossonerët” për shkak se mban të gjalla shpresat e tyre për të vazhduar tutje në fazën tjetër.
AC Milani tani ka dhjetë pikë, një më pak se lideri i grupit – Real Betisi dhe tri më shumë se Olympiacos Piraeusi me shtatë pikë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?