Shtatë futbollistë të vdekur nga vërshimi i fushës gjatë një ndeshje

13:54 | 29 Gusht 2019
A. B.

Shtatë persona janë vrarë të mërkurën gjatë një ndeshje futbolli, pasi fusha në të cilën po luanin u vërshua nga uji që ishte derdhur me vrull nga një lum në afërsi në jug të Marokut.

Autoritetet vendore njoftuan se në mesin e të vdekurve është një 17-vjeçar dhe gjashtë burra që po luanin futboll në fshatin Tizert, në rajonin Taroudant.

https://twitter.com/ErshadAlijani/status/1111557286500151296?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1111557286500151296&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpamje-7-futbolliste-te-vdekur-nga-vershimi-i-fushes-gjate-nje-ndeshje-a%2F

 

Ekipet e kërkimit e kanë shpëtuar një person, i cili ishte lënduar nag vërshimet, dhe janë në kërkim të një të zhdukuri tjetër.

Lumi kishte dalë nga shtrati dhe e kishte vërshuar fushën në të cilën po mbahej një turne i futbollit amator, njofton AFP, përcjell Express.

“Jemi të tronditur. Unë jam 64-vjeçar dhe asnjëherë nuk e kam parë një vështrim të tillë”, ka thënë një dëshmitar.

 

Të ngjashme