Google ADS

Shqiptari shënon gol dhe asiston në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit

23:51 | 21 Tetor 2018
Arbresh.info

Është momenti i Myrto Uzunit.

Pas grumbullimit të parë me Kombëtaren dhe impresioneve të mira me fanellën kuqezi, 23-vjecari i rikthehet protagonizmit edhe në Kroaci, ku bëri një ndeshje të shkëlqyer me skuadrën e tij Lokomotivën e Zagrebit, ku spikati me një asist dhe një gol në fitoren 2-0 ndaj Hajduk Splitit.

Në minutën e 23-të të takimit, ish-futbollisti i Lacit, pas një kombinimi të bukur shërbeu me një vertikalizim për të nxjerrë para portës shokun e tij të skuadrës, Drozdek, që shënoi golin e avantazhit për Lokomotivën, me numrin 11 që duhet të falënderojë pa dyshim shqiptarin për atë korridor të bukur, që pret përmes mbrojtjen e Hajdukut.

Më pas, në pjesën e dytë, Uzuni vendosi dhe vetë emrin në tabelën e rezultatit, këtë herë duke përshkuar gjysmën e fushës në krahun e majtë, në një galopim të shoqëruar nga driblimi i mbrojtësit kundërshtar dhe finalizimi që ndëshkoi portierin e Hajdukut.

Në këtë ndeshje po ashtu ishte pjesë e lojës për 90 minuta mesfushori nga Kosova, Lirim Kastrati.

Goli i dytë sezonal për Uzunin, që duket se është përshtatur menjëherë në Kroaci, pavarësisht se shkoi aty vetëm në fillim të shtatorit.

Me këtë fitore skuadra e tij, Lokomotiva, ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit në ligën kroate me 22 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Dinamos. /SS/

https://youtu.be/PmOX6rr4pyI

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme