Olti Hyseni është duke mahnitur të gjithë në Danimarkë, pasi ka debutuar në divizionin e parë (liga e dytë) si 16-vjeçar, ndërsa ka shënuar dy gola e dhuruar një asistim në gjashtë paraqitje.
Ai ka prejardhje nga Kosova, mirëpo mohon kategorikisht këtë, shkruan Arbersh.info.
Hyseni ka thënë se e ndjen veten më shumë danez.
“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai im nuk kishte nënshtetësi daneze dhe nuk u lejua të qëndronte. Në vitin 2007 mori lejen e qëndrimit dhe erdhi në Danimarkë, një ditë para se të lindja unë”, ka thënë Hyseni në një intervistë për “Der Nordschlesëiger”.
“Kam ndjesinë se ka pak Kosovë në mua, por jam më danez. Unë kam lindur dhe jam rritur këtu dhe të luaj për Kosovën nuk është pjesë e konsideratës sime. Ndihem danez, dhe Danimarka ka gjithashtu kombëtaren më të mirë”, ka thënë golashënuesi më i ri në historinë e Sonderjysket.
Hyseni luan në pozitën e anësorit të majtë ku ka bërë katër paraqitje për Danimarkën U17 duke realizuar një gol në përgjithësi.
Së fundmi shënoi në ndeshjen vendimtare që e kualifikoi Danimarkën U17 në Evropian.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...