Interi vazhdon të rritë talentë shqiptarë.
Armand Rada është kuqeziu i radhës që po shkëlqen te gjigantët italianë. Mesfushori i përfaqësueses së 19-vjeçarëve është një prej protagonistëve të skuadrës së të rinjve, që fitoi Superkupën e Italisë.
Zikaltërit fituan 2-1 në finalen e luajtur në San Siro. Pas avantazhit të shpejt me Colidion, Roma barazoi shifrat me Marcucin në minutën e gjashtë.
Për të caktuar fituesin e trofeut u nevojit koha shtesë, me sulmuesin amerikanojugor, Colidio, që në të 117-ën realizoi golin e dytë personal duke vulosur triumfin e Interit, përcjellë SuperSport.
Mesfushori Ardit Rada luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa bëhet shqiptari i dytë që fiton kupë me ekipin e të rinjve të Interit, pas Rey Manajt.
Por, këtë herë trofeu i Superkupës ka vlera historike, sepse fitohej për herë të parë nga zikaltrit. Një mënyrë për të ëndërruar dhe shpresuar se talenti 19-vjeçar shqiptar do të vazhdojë të shkruajë historinë te Interi. /SS/
#SupercoppaPrimaveraTIM: Inter campione! 🏆🎉⚫️🔵
Gli highlights della finale giocata contro la Roma a San Siro 👇 pic.twitter.com/y1s5u3Sqr5
— Inter (@Inter) January 7, 2018
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...