Shqiptarët te Milani po lëshojnë gjurmë, e dërgojnë ekipin italian në finale të Kupës

13:53 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Skuadra e të rinjve të Milanit, Milani Primavera është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë për të rinjë, ku mposhti në gjysëmfinale skuadrën e Atalantës. 

Kuq e zinjtë arritën një fitore të vështirë ndaj skuadrës nga Bergamo. Golat për Milanin i shënuan Ermir Murati, Ismet Sinani dhe Tsadjout.

18 vjeçari Ismet Sinani aktualisht është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë ku ka pasur pesë paraqitje për Shqipërinë U17, ai luan si sulmues.

Ermir Murati është 17 vjeçar dhe luan në disa pozita në mesfushë, nuk ka paraqitje për ndonjë kombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme