Pas ndeshjes hapëse të “EURO 2024”, ku Gjermania triumfoi 5-1 ndaj Skocisë, ditën e sotme do të luhen 3 takime të tjera mjaft të rëndësishme.
Përveç Itali-Shqipëria në fushë do të zbresin edhe kundërshtarët e kuqezinjve, shkruan “Gazeta Express”.
Kështu vëmendja e tifozëve shqiptarë nuk do të jetë jo vetëm në Dortmund, por edhe në Berlin.
Në “Olympiastadion” do të vihen përballë Spanja dhe Kroacia, takim që do të startojë në orën 18:00.
Një duel i rëndësishëm dhe mjaft delikat, ku sigurisht tregon shumë për obejktivat e ekipeve.
Përveç sfidave të grupit B, ditën e sotme do të luhet edhe sfida e grupit A, kështu Hungaria do të përballet me Zvicrën e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e Ardon Jasharit.
Kjo përballje do te startojë në orën 15:00 dhe do të luhet në “RheinEnergieStadion” në Cologne.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin