Janë 36 skuadra që do të paraqiten në grupet e Ligës së Kampionëve në futboll, që për dallim në këtë vit, të gjitha do të jenë në një ligë.
Liga e Kampionëve nga ky sezon vazhdon me format të ri, ndërsa 29 skuadra diheshin para të martës dhe të mërkurës, shtatë të tjera u mësuan pas ndeshjeve të play-offit.
Shorti i fazës së ligës do të tërhiqet sot (e enjte) me fillim nga ora 18:00 në Monaco.
Secili ekip do t’i luajë tetë ndeshje me tetë kundërshtarë të ndryshëm. Katër ndeshje janë në shtëpi e katër në udhëtim. Të gjitha 36 ekipet do të jenë në një tabelë.
Për short ekipet janë të ndara në katër vazo. Dhe secili ekip do të luajë me nga dy kundërshtarë nga secila prej katër vazove.
Në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve do të ketë edhe plot 14 shqiptarë.
Në vazon e parë luajnë Kristjan Asllani me Interin dhe Arijon ibrahimovic me Bayern Munich.
Granit Xhaka luan me Bayer Leverkusenin, Berat Gjimshiti me Atalantan, Ardon Jashari me Club Brugge. Këto tri skuadra janë në vazon e dytë.
Dinamo Zagrebi ka në gjirin e saj dy shqiptarët, Arbër Hoxhës e Arijan Ademit, ndërsa ylli i Lilles është Edon Zhegrova. Young Boysi zviceran ka në skuadër Kastriot Imerin dhe Ardian Bajramin.
Numri më i madh është te klubi çek, Sparta Praga.
Aty paraqiten katër shqiptarë, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci. Sparta është në vazon e katërt. /Telegrafi/
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...