Drejtori i Akademisë së Barcelonës për projekte në Evropë, Inaki Andreu, ka qëndruar sot në zyrat e klubit, Shkëndija, duke realizuar takim me anëtarë të kryesisë së klubit.
Këtë bën të ditur klubi, të cilët ndjehen të privilegjuar që spanjolli zgjodhi Shkëndijën si klub të parë në Maqedoni për të realizuar këtë vizitë.
“Shkëndija sot ka pasur një vizitë të rëndësishme, me ndërmjetësim të Ministrit për Investime të Huaja të Republikës së Maqedonisë, z.Goran Mickoski, në zyrat e klubit ka qëndruar zyrtari nga FC Barcelona, Inaki Andreu drejtor i projekteve të Akademisë së Barcelonës për Evropë. Ai ka realizuar takim me zëvendës presidentin e klubit, z.Agim Kurtishin dhe udhëheqësin e Departamentit për Marrëdhënie me jashtë, z.Alban Bogaj”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Palët kanë vizituar edhe stadiumin ekzistues projekti për rikonstruimin e të cilit pritet të filloj shumë shpejtë. Në takim është folur për zhvillimin e Akademisë, mysafirit i është shpjeguar historia e klubit dhe projekti që është në ndërtim e sipër prej kur “Ecolog” është sponsor i Shkëndijës. Në të ardhmen e afërt priten edhe takime të tjera me synim realizimin e projektit të shkollës së futbollit sipas standardeve më të larta ndërkombëtare”, shkruhet më tej në njoftimin e Shkëndijës.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...