Shqiptarët kanë bllokuar Dusseldorfin, ndërsa kroatët Leipzigun

19:40 | 24 Qershor 2024
D.H

Kroacia dhe Italia luajnë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve sonte me fillim nga ora 21:00.

Një ndeshje kjo që përcakton se kush do të kualifikohet nga ‘grupi i ferrit’, ku ndodhet edhe Shqipëria e Spanja, shkruan Arbresh.info.

Para fillimit të ndeshjes një video e publikuar nga faqja e zyrtare e Euro 2024, në rrjetin social Facebook, shihen tifozët kroat duke marshuar në qytetin e Leipzigut.

Kujtojmë se edhe tifozët kroat njihen për pasionin e madh që kanë për kombëtaren kroate dhe  udhëtojnë një numër i madh për të përkrahur shtetin e tyre në evente të mëdha.

Suksesi kroatëve nuk ju ka munguar pasi dy botërorët e fundit njëherë kanë qenë finalist teksa herën tjetër zunë vendin e tretë.

Këtë sukses kërkojnë edhe në Evropian mirëpo së pari duhet të sigurojnë kualifikimin sonte./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme