Jose Mourinho ka shuar polemikat për përzgjedhjen e “Air Albanias” për finalen e Conference League, teksa nuk i ka kursyer komplimentet për stadiumin, duke e quajtur modern.
Trajneri portugez i Romës ka thënë se eksperienca e tij nuk do të jetë një faktor për finale, ndërsa shtoi se shqiptarët janë me Romën.
“Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Këndvështrimi i stadiumit është i gabuar dhe i parakohshëm. Kemi luajtur në Maqedoninë e Veriut, kur isha te Manchester United, ndërsa tani është Shqipëria që dëshiron të tregojë një pjesë të zhvillimit të saj. Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz”, ka thënë fillimisht portugezi.
Trajneri i njohur portugez ka thënë se finale e meritojnë të dy ekipet dhe duhet të jenë të gëzuar që kanë arritur këtu.
“Eksperienca ime nuk do të jetë faktor, pasi skuadrat që mbërrijnë në finale, janë aty që e meritojnë. Ne kemi luajtur të premten në mbrëmje dhe më pas jemi përqendruar për të analizuar gjithçka e për të nxjerrë sa më shumë material për lojtarët tanë. Për fat të mirë është një finale dhe ne duhet të jemi të gëzuar që kemi arritur deri aty, pavarësisht si do të shkojë”, deklaroi Mourinho.
? La conferenza stampa di Mourinho, Pellegrini e Mancini alla vigilia di #RomaFeyenoord https://t.co/b92W50jwUI
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 24, 2022
Jose ishte serioz dhe tha se kështu është gjithmonë para finaleve, por lojtarët zbresin në fushë.
“Është normale, pasi është një finale dhe deri nesër në mbrëmje, unë mendoj vetëm për këtë ndeshje. Unë jam kështu dhe kështu funksionoj. Natyrisht që përvoja ime ndihmon, por në fund të fundit janë lojtarët ata që zbresin në fushë. Unë e ndjej këtë finale, si finalen time të parë”, ka thënë Mourinho.
Roma të mërkurën (21:00) do të përballet me Feyenoordin në finalen e Ligës së Konferenës.
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...