Sparta Prague ka arritur të mposht me rezultat bindës Salzburgun me rezultat bindës 3-0 në ndeshjen hapëse të Champions League.
Ndeshja nisi shumë mirë për skuadrën e katër shqiptarëve, Albion Rrahmani, Qazim Laçi, Endrit Krasniqi e Indrit Tucit, shkruan Arbresh.info.
Në minutën e 2-të, Kairinen realizoi për epërsinë fillestare.
Ndërsa tre minuta para fundit, Olatunji dyfishoi epërsinë.
Ndërsa në pjesën e dytë, ky lojtar asistoi për Qazim Laçin i cili shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren e çekëve.
Në këtë ndeshje minuta morën edhe dy lojtarët e kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani dhe Endrit Krasniqi.
Rrahmani hyri në lojë në minutën e 64-të, kurse Krasniqi shtatë minuta më vonë.
Sparta ndeshjen e dytë e luan ndaj Stuttgartit në udhëtim, kurse do të ketë punë me Brestin në shtëpi./Arbresh.info
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...