Mbrëmë në Palermo të Italisë u luajt ndeshja mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut në futboll, e vlefshme për finalen e kualifikimeve për në botëror, ku tani Maqedoninë e pret Portugalia.
Maqedonia korri fitore në Palermo me rezultat 0:1 kundër Italisë, ndërsa për këtë jo pak u gëzuan të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, përfshirë këtu dhe nacionalitetet tjera, mes tyre dhe shqiptarët. Kjo nga shkaku se janë shtetas të Maqedonisë, por edhe se në kombëtare ka lojtarë shqiptarë të cilët denjësisht e përfaqësojnë kombëtaren, e ato janë Alioski, Musliu, Bardhi e të tjerë, shkruan Zhurnal.
Menjëherë pas fitores, deri në orët e vona maqedonasit u mblodhën për të festuar në sheshin Maqedonia. Festa është e merituar pas asaj fitoreje historike mirëpo pa patur asnjë nevojë, disa prej tyre filluan të këndojnë kore raciste kundër shqiptarëve, duke kënduar me fjalët “Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”. Këto brohorima për momentin janë të panevojshme në shoqërinë tonë duke patur parasysh se viteve të fundit në Maqedoni mbizotëron harmonia mes komuniteteve, veçanërisht që nga ardhja e LSDM-së në pushtet. Në Maqedoni kryesisht nuk ka patur incidente mes dy etnive përpos rrallë herë nëse janë kacafytur tifo grupet Shvercerët dhe Komitët.
Brohoritmat e mbrëmshme duhet të jenë të pafalshme dhe duhet të sanksionohen. Në një periudhë kur të gjithë angazhohemi fuqishëm për të fituar një datë për negociata, këto incidente nuk duhet të ndodhin.
Autoritetet përkatëse duhet medoemos të marin masa dhe të ndëshkojnë personat që thirrën me kore raciste kundër shqiptarëve. Urrejtja nuk duhet të ekzistojë sepse edhe vet kombëtarja është e përbërë nga lojtarë maqedonas, shqiptarë e turk, andaj edhe shqiptarët kanë meritat e veta për këtë rezultat historik të Maqedonisë së Veriut.
Pritet nëse do të ketë reagim edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme./Zhurnal.mk
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...