Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar paraditen e sotme se ka arritur marrëveshjen me federatën homologe të Armenisë, për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore mes dy kombëtareve.
Në njoftimin e FSHF-së thuhet se sfida është vendosur të zhvillohet më datën 7 tetor të këtij viti në kryeqytetin armen Jerevan dhe pritet të jetë një test për skuadrën e drejtuar nga Edi Reya.
Kjo do të bëhet në prag të dy sfidave të vlefshme për Nations League më 10 dhe 13 Tetor, konkretisht ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.
Kombëtarja Shqiptare dhe ajo armene janë përballur 5 herë të tjera në histori, në sfida zyrtare dhe miqësore, ndërsa bilanci flet në favor të kuqezinjve që numërojnë 3 fitore, një barazim dhe një humbje.
Kujtojmë që kuqezinjtë nuk kanë zbritur në fushë për të luajtur, që prej vitit të kaluar kur përfundoi sezoni eliminator i Euro 2020-ës, kjo pasi miqësoret e planifikuara në gjysmën e parë të këtij viti, u anuluan për shkak të pandemisë./SS/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...