Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në “Mikheil Meskhi Stadium” në prag të ndeshjes së ditës së nesërme ndaj Gjeorgjisë.
Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë.
Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.
“Lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike. Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin ndaj Gjeorgjisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSHF-së.
Ndeshja Gjeorgji – Shqipëri e vlefshme për UEFA Nations League, luhet nesër në stadiumin “Mikheil Meskhi”, në orën 18:00.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë