Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e kualifikuesve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Në këtë seancë stërvitore morën pjesë të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto sfida dhe stërvitja u zhvillua me intensitet të plotë.
Përveç stërvitjes trajneri Silvinjo organizoi edhe një ndeshje kontrolli për të provuar module të ndryshme loje.
Në këtë ndeshje, që zgjati për 45 minuta, morën pjesë edhe katër lojtarë nga Kombëtarja U-21, që është e grumbulluar në Elbasan për miqësoren e 20 qershorit ndaj Bullgarisë.
Medon Berisha, Arda Kurtulan, Elmando Gjini dhe Ajdi Dajko u aktivizuan nga trajneri Silvinjo në këtë ndeshje kontrolli dhe u stërvitën me grupin.
Grupi është në formë të mirë dhe të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht.
Skuadra do të vijojë stërvitjen në Tiranë dhe ka në program një seancë në stadiumin “Air Albania” një ditë para sfidës zyrtare me Moldavinë.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...