Shqipëria ka siguruar miqësoren e parë për vitit 2018, ku do të përballet me Iranin.
Irani është interesuar të luajë me Shqipërinë pasi kombëtarja kuqezi ka qenë në grup me Spanjën së fundmi dhe Portugalinë para një edicioni.
Në takimin e sotëm në Teheran mes krerëve të të dy federatave të futbollit u arrit akordi parimor për zhvillimin e një ndeshje në një datë për t’u caktuar para Botërorit të vitit 2018 dhe gjithçka nisi nga interesimi i Iranit për të mësuar se si mund të mposhtet përfaqësuesja me të cilën kanë në rënë në grupin e “Russia 2018”, përcjell Telesport.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, presidenti i federatës iraniane, Mehdi Taj, tregoi edhe për interesimin rreth këtij shkëmbimi eksperiencash.
“Shqipëria ishte në një grup me Spanjën në kualifikueset e Botërorit dhe ka luajtur edhe kundër Portugalisë, duke e mundur një herë”.
“Kjo është diçka e mirë, të cilën ne mund ta shfrytëzojmë”, tha Taj, duke bërë të qartë se do të kishte shkëmbim të informacioneve teknike e taktike që dispononin dy federatat sa u përkiste përgatitjeve për duelet në fjalë. /Telesport/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...