Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim nga ndeshja miqësore me Estoninë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” ka përfunduar baras dhe pa gola, shkruan Gazeta Express.
“Kuqezinjtë” regjistruan disa raste shënimi, por që nuk ia dolën të shënonin.
Pavarësisht se ishte ndeshje miqësore, rezultati nga kjo ndeshje është zhgënjyes për Kombëtaren shqiptare, duke marrë parasysh se për kundërshtarë kishte një ekip modest.
Ndryshe, kjo ishte edhe ndeshja e fundit e Shqipërisë për muajin qershor. /Gazeta Express/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...