Kombëtarja shqiptare ka siguruar vetëm barazim në ndeshjen si mysafirë ndaj përfaqësues së Maqedonisë.
Pas dy fitoreve radhazi, skuadra e trajnerit Christian Pannucci ka barazuar me rezultat 1 me 1 në takimin e zhvilluar kundër Maqedonisë në stadiumin Mladost të Strumicës, shkruan portali arbresh.info.
Odise Roshi ishte autori i golit për kombëtaren shqiptare. Mesfushori anësor dërgoi Shqipërinë në epërsi në minutën e 53′ pas një asistimi të bukur nga Armando Sadiku.
Megjithatë, nikoqirët barazuan rezultatin në minutën e 78′ përmes një penaltie të akorduar nga Aleksander Trajkovski.
Ky është barazimi i tretë i Shqipërisë ndaj Maqedonisë, e cila nuk ka shijuar fitoren ndaj kuqezinjve që nga viti 2007.
Pas kësaj ndeshje, Shqipëria qëndron në pozitën e tretë me 13 pikë të Grupit G, e ndjekur nga Izraeli me nëntë pikë dhe Maqedonia me shtatë pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/2wol6
https://streamable.com/5gdoj
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...