Gjatë ditës së somte është hedhur shorti në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, ku ekipet e moshave U17 dhe U19 të kombëtares së Shqipërisë kanë mësuar kundërshtarët.
Kombëtarja U-17 e di tashmë se me cilët kundërshtarë do të luajë për kualifikueset e raundit të parë për Kampionatin Evropian “Estoni 2026”.
Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s e vendosi Shqipërinë në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.
Të gjitha ndeshjet e Grupit 8 të këtij mini-turneu do të luhen në Kroaci, në datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025. Vendet e para dhe të dyta të çdo grupi do të kualifikohen më tej në raundin e dytë të kualifikueseve.
Në anën tjetër, Shqipëria U-19 u shortua në këtë “Qualifiyng Round” grupin 5 së bashku me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë.
Edhe këtë herë, UEFA si edhe federatat pjesëmarrëse në këtë grup kanë vendosur t’ia besojnë FSHF-së organizimin e këtij mini-turneu që do të zhvillohet në muajin nëntor të vitit 2025.
Janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve, 12, 15 dhe 18 nëntor, ndërsa përballjet do të vendosen më vonë dhe do të bëhen me dije për opinionin publik.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...