Shqipëria ka arritur të mposht Gjeorgjinë në udhëtim me rezultat 0-1 në kuadër të ndeshjes së katërt në Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë u përmbyll pa gola me pak mundësi shënimi, shkruan Arbresh.info.
Teksa tre minuta pas nisjes së 45 minutëshit të dytë ishte Kristjan Asllani me një super gol që zhbllokoi sfidën, për 0-1.
Shqipëria pati edhe disa munëdsi të mira shënimi me Jasir Asanin, Nedim Bajramin dhe në fund me Taulant Seferin mirëpo asnjëri nuk ishte i saktë në goditjen e tyre.
Kuqezinjtë u mbyllën mirë në mbrojtje dhe nuk lanë hapësira për shënim për vendasit të cilët u munduan me çdo kusht të gjenin golin e barazimit, mirëpo nuk ia arritën dhe të përzgjedhurit e Sylvinhos arkëtuan tre pikët e radhës.
Pas katër ndeshjeve, Shqipëria ka gjashtë pikë aq sa ka edhe Gjoergjia dhe Çekia, mirëpo kjo e fundit ka për të zhvilluar sfidën e mbetur me Ukrainën sonte.
Dy sfidat vendimtare kombëtarja kuqezi i luan në “Air Albania” në muajin nëntor, fillimisht ndaj Çekisë, pastaj me Ukrainën./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...