Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, e ka shpallur sot listën me emrat e 27 lojtarëve të ftuar në Kombëtaren shqiptare për miqësoret ndaj Italisë dhe Armenisë, me të dyja sfidat që do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Të gatshëm për dy testet do të jenë pjesa më e madhe e lojtarëve bazë të Kombëtares, ndërsa do të ketë disa mungesa të ndikuara nga problemet fizike.
Bien në sy rikthimet e Berat Gjimshitit, Marash Kumbullën, Keidi Bare apo Qazim Laçi, të cilët kanë munguar ndeshjet e fundit për shkak dëmtimesh dhe tani janë rikuperuar plotësisht. Është rikuperuar edhe Ernest Muçi i cili gjithashtu do të rikthehet me ngjyrat kuqezi.
Risia është grumbullimi sërish i tre lojtarëve nga kampionati shqiptare, të cilët ishin pjesë e kuqezinjve në dy miqësoret e Arabinë Saudite dhe Katarin. Më konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësi Erdenis Gurishta, Eneo Bitri dhe Andi Hadroj.
Konfirmohet edhe ftesa për Kristal Abazaj me sulmuesin që ishte pjesë e Kombëtares në dy ndeshjet e fundit dhe do të jetë nën urdhrat e teknikut Reja edhe për këto dy sfida.
Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën për t’u përgatitur për dy miqësoret, ndërkohë që po të dielën trajneri Edy Reja do të dalë në një konferencë për median ku do të flasë në lidhje me zgjedhjet e tij dhe për objektivat.
Miqësorja, Shqipëri-Itali do të luhet datë 16 nëntor dhe fillon në ora 20:45, ndërsa Shqipëri-Armeni luhet më datë 19 nëntor duke nisur nga ora 17:30.
Më poshtë, edhe lista e Kombëtares me emrat e 27 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...