Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore përballë Zvicrës me 26 mars.
Lajmi u bë i ditur në emisonin “ELITE SHOW” në SuperSport.
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me kombëtaren helvete që kjo ndeshje të zhvillohet në Zvicër, ndërsa stadiumi ku do të luhet kjo sfidë nuk është vendosur ende. Kuqezinjtë e Sylvinhos do zhvillojnë një “derbi” shqiptarësh duke parë që në skuadrën kundërshtare janë pjesë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Një ndeshje kjo që vlen si parapërgatitje për kuqezinjtë në prag të Europianit të Gjermanisë.Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europian. E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...