Edy Reja mund të ketë shansin e fundit ndaj Islandës për t’u mbyllur gojën të gjithëve pas disfatës skandaloze ndaj Francës me rezultatin 4-1. Ekipi shqiptar do të luajë mbrëmjen e sotme prej orës 20:45, në “Elbasan Arena”.
Numri një i stolit ka ndryshuar shumë në formacionin e ekipit dhe priten rikthime dhe dalje të rëndësishme nga formacioni. Ai konfirmoi se kapiteni Mërgim Mavraj do të jetë në stol, por ka arnime dhe në mesfushë e sulm. Ekipi do të rreshtohet sërish me skemën 3-5-2.
Porta i mbetet Strakoshës me Selmanin si zëvendësues. Mbrojtja do të jetë sërish me Hysajn në të djathtë, ndërsa krahu i majtë do t’i besohet Lenjanit. Ai shtyn më shumë drejt sulmit.
Qendra e mbrojtjes do të ndërtohet me Ismajlin, Xhimshitin dhe Dermakun që merr vendin e Mavrajt. Ndryshime dhe në mesfushë aty ku digjet Ramadani që i lë vendin Gjasulës. Bare luan sërish si titullar, ndërsa ka balotazh mes Abrashit dhe Xhakës. Sulmi ndryshon krejtësisht me Cikalleshin në maje i mbështetur nga Manaj.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Xhimshiti, Dermaku, Lenjani; Bare, Gjasula, Xhaka (Abrashi); Manaj, Cikalleshi. Tr. Edy Reja. /Telesport/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?