Shqipëria ka bërë aplikimin për të pritur finalen e Superkupës së Europës dhe në stadiumin e ri kombëtar janë shtuar kërkesat. Është institucioni europian i futbollit që ka kërkuar që në këtë impiant të mos mungojë asgjë nga teknologjia e fundit
Megjithatë, së bashku me kërkesat dhe nevojat për një impiant sa më modern, do të shtohet edhe fondi i nevojshëm i parave. UEFA pritet të shtojë deri në 2 milionë euro për të plotësuar fondin në bazë të këtyre nevojave ekstra.
Stadium me parametrat ndërkombëtare. Ky është projekti që është paraqitur nga federata dhe arkitekti. Megjithatë, krahas projektit fillestar, në këtë stadium janë kërkuar të tjera elemente moderne. Ashtu si në “Juventus Stadium”, në këtë impiant është kërkuar që ndriçimi të mos jetë ai tradicionali, që përdoret në stadiume (me katër kulla ndriçimi në cepat e fushës).
Në këtë stadium do të montohet një ndriçim LED i parametrave speciale, që shërben edhe për të krijuar atmosferë festive dhe shfaqje me ngjyra si në një teatër. Jo vetëm kaq, por në këtë impiant do të ketë gjithashtu një fushë me sistem ngrohjeje.
Megjithatë, Shqipëria nuk njihet për kushte të vështira dhe të ashpra klimaterike e prani të reshjeve të dëborës, stadiumi do të ketë një fushë me sistem ngrohjeje. Në këto kushte, elementet bashkëkohore të teknologjisë kërkojnë edhe fond shtesë për t’u realizuar.
Në prezantimin e projektit për stadiumin e ri, FSHF-ja ka deklaruar publikisht se fondi i vënë në dispozicion nga UEFA për këtë impiant është 10 milionë euro. Mirëpo ndryshimet e kërkuara së fundmi dhe që do të realizohen në impiant, do të bëjnë që institucioni europian i futbollit të shtojë edhe një fond deri në 2 milionë euro.
Stadiumi i ri kombëtar do të jetë i kategorisë së katërt, kategoria e parafundit e cilësisë më të mirë të një impianti, pasi ka vetëm një mangësi për të pasur vlerësimin maksimal: mungesën e kapacitetit mbi 35 mijë ulëse.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...