Shqipëria pëson rënie në ranglistën e re të FIFA-s

11:50 | 31 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

FIFA ka përditësuar ranglistën e re të kombëtareve pas ndeshjeve të marsit.

Shqipëria ka pësuar rënie në pozitë pas publikimit të shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Kombëtarja shqiptare tani renditet në vendin e 66-të, duke rënë për tre pozita më poshtë.

Kuqezinjët pësuan humbje minimale ndaj Spanjës me rezultat 2-1, kurse barazuan në shtëpi kundër Gjeorgjisë 0-0, duke mos arritur të shënonin fitore në asnjërën paraqitje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme