Shqipëria pëson humbje minimale ndaj Islanda

16:55 | 8 Qershor 2019
Arbresh Info

Kombëtarja shqiptare është mposhtur pasditen e sotme (e shtunë) nga Islanda në stadiumin Laugardalsvollur.

Shqipëria ka pësuar një humbje me rezultat minimal 1 me 0 në ndeshjen si mysafirë kundër Islandës, i cili ishte edhe takimi debutues për trajnerin Edy Reja që mori muajit e fundit detyrën në kombëtare, shkruan portali arbresh.info.

Pavarësisht një fillimi të mirë nga “Kuqezinjtë” me shumë raste, nikoqirët gjetën rrjetën e Etrit Berishës në rastin e tyre të parë konkret.

Ishte mesfushori Johann Gudmundsson që vendosi takimin duke shënuar golin e epërsisë dhe të vetëm të skuadrës së tij në minutën e 22′ të ndeshjes në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Gudmundsson shkatërroi mbrojtjen e kombëtares sonë duke lënë pas tre lojtarë para se të dërgonte topin me një goditje të fuqishme në portën e Berishës.

Shqipëria vazhdon qëndrimin në pozitën e katërt në Grupin H para ndeshjes tjetër në kuadër të kualifikimeve kundër Maldovës të martën e javës së ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme