Google ADS

Shqipëria pëson gol, Turqia në epërsi në “Loro Boriçi”

21:14 | 22 Mars 2019
Arbresh Info

Turqia ka kaluar në epërsi në takimin si mysafirë kundër Shqipërisë mbrëmjen e sotme (e premte).

Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Senol Gunes është duke udhëhequr tani me rezultat 0 me 1 në ndeshjen e xhiros së parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Burak Yilmaz ishte autori i golit duke mposhtur nga afërsia Etrit Berishën në minutën e 21′.

Goli erdhi pas një gabimi në mbrojtje nga kombëtarja shqiptare dhe Turqit kaluan në avantazh ndërkohë që Cenk Tosun ishte asistues.

Takimi mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme