Shqipëria pa probleme mposht Moldavinë

22:39 | 17 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Shqipëria ka mposhtur Moldavinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” përfundoi me rezultat 2:0.

Shqipëria e dominoi ndeshjes, derisa në pjesën e parë rastin më të mirë që e pati Sokol Cikalleshi, por goditja e tij u ndal nga traversa.

Në pjesën e dytë “Kuqezinjtë” konkretizuan dominimin e tyre.

Për 1:0 shënoi Jasir Asani në minutën e 52-të, derisa në minutën e 76-të shënoi Nedim Bajrami e vulosi fitoren e Shqipërisë.

Shqipëria në dy ndeshjet e para ka marr një humbje e një fitore, kurse Moldavia ka dy barazime e një humbje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme