Shqipëria nuk është vetëm, lajmi i fundit u jep zemër futbollistëve (FOTO)

09:54 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon sot ndeshjen e tetë eliminatore në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusi 2018, përcjellë arbresh.info.

Shqipëria do të ketë punë me Maqedoninë në Strumicë në një ndeshje e cila po vlerësohet si tejet e nxehtë për faktin se për herë të parë në 23 vjet të ekzistimit të Përfaqësueses së Maqedonisë do të luhet larg Shkupit.

Dihet se ndeshjet e kaluara kanë qenë delikate andaj sonte në Strumincë, pritet ‘luftë’ e madhe në fushë.

Ndeshja nis në ora 20:45.

Shqipëria synon që ta ruaj pozitën e tretë (aktualisht ka 12 pikë) në Grupin G të cilit i prinë Spanja (19) dhe Italia 16 pikë.

Tifozët Kuq e Zi janë nisur drejt Strumnicës teksa publikohen fotografi në faqen e tyre zyrtare. /arbresh.info/

Image may contain: 7 people, outdoor

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme