55 përfaqësueset e Konfederatës Evropiane do të ndahen në katër Liga, A, B, C dhe D, në bazë të renditjes UEFA-s në përfundimit të eliminatoreve të Rusi 2018.
Institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA, ka zbuluar detaje të reja të formatit të Ligës së Kombeve që do të marrë jetë në vjeshtë të 2018-ës, pas Kupës së Botës që do të zhvillohet ë Rusi. 55 përfaqësueset e Konfederatës Europiane do të ndahen në katër Liga, A, B, C dhe D, në bazë të renditjes UEFA-s në përfundimit të eliminatoreve të Rusi 2018. 12 përfaqësueset e para do të luajnë në Ligën A, 12 skuadrat që vijnë më pas në Ligën B, 15 të radhës në Ligën C dhe 16 të fundit në Ligën D.
Skuadrat e Ligave A dhe B, do të ndahen në katër grupe me nga tri skuadra. Liga C do të ketë një grup me tri skuadra dhe tre grupe me nga katër, ndërsa Liga C katër grupe me nga katër ekipe. Procedurat e shortit mbeten për t’u përcaktuar.
Pas të nisë edicioni i parë do të ketë ngjitje dhe rënie të skuadrave në cdo ligë, ndërsa klasifikimi i përgjithshëm në fund të cdo edicioni të Ligës së kombeve do të përcaktojë vazot për kualifikueset e ardhshme të zonës europiane.
Nëse do të merrej parasysh renditja aktuale e UEFA-s, pra edhe pa u luajtur dy ndeshjet e fundit eliminatore të botërorit, Shqipëria që klasifikohet e 26-ta, do të ishte e dyta në Ligën C, pas Sllovenisë, më pas vijnë me radhë Mali i Zi, Serbia, Skocia, Republika Ceke, Rumania, Greqia, Bullgaria, Izraeli, Norvegjia, Qipro, Finlanda, Estonia dhe Azerbajxhani.
Sipas analizës së UEFA-s, Shqipëria dhe tre pjesëmarrëset e tjera në finalet e Euro 2016, Cekia, Rumania dhe Greqinë, do të rivalizojnë për të fituar Ligën C.
Ndërkohë Kosova që renditet e 53-ta në Europë, bën pjesë në Ligën e D, së bashku me përfaqësueset e tjera më të dobëta të kontinentit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...