Fitorja 3-0 përballë Çekisë ka afruar kombëtaren kuqezi në Europianin Gjermani 2024. Tashmë nevojitet një pikë në dy sfidat e fundit përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe që skuadra e Sylvinhos të sigurojë matematikisht kualifikimin në Europianin e verës së ardhshme.
Kuqezinjtë triumfuan 2-0 edhe në miqësoren përballë Bullgarisë, e luajtur pesë ditë pas triumfit historik ndaj çekëve. Dhe dy sukseset e muajit tetor kanë sjellë ngritjen e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.
Kombëtarja renditet në vendin numër 59, tri pozicione më lart krahasuar me renditjen e muajit të kaluar. Synimet e radhës janë fitoret në Moldavi dhe me Ishujt Faroe në “Air Albania”.
Që do të sillnin “blindimin” e vendit të parë në grupin E, gjithashtu edhe një pozicionim edhe më të mirë në renditjen e FIFA-s.
Shqipëria ndeshjen e ardhshme e luan me Moldavinë me datën 17 nëntor, teksa tri ditë më vonë zbarkojnë Ishujt Faroe në kryeqytetin shqiptar./ss
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...