Google ADS

Shqipëria në Evropian, Duka: Nuk e duam këtë kombëtare në grupe

19:14 | 22 Nëntor 2023
KRG

Armand Duka ka dhënë një intervistë për Tuttomercatoweb, duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë në këto kualifikime për në Euro 2024 e deri tek përzgjedhja e Sylvinhos si selektor.

Presidenti i FSHF-së foli edhe për lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali, ndërsa parashikoi se kë nuk do e donte në grup.

“Jam i lumtur, jemi të gjithë. Kemi bërë mirë, jemi të kualifikuar dhe shumë të lumtur. Hera e parë ishte mirë, por edhe kjo. Bëmë një ecuri shumë të mirë, duke mbajtur pas vetes ekipe si Çekia dhe Polonia”, ka thënë fillimisht Duka.

Një krijues i madh ishte padyshim trajneri Sylvinho.

“Kur u kualifikuam, trajneri ishte euforik. Ai bëri një punë të mirë, ia arriti qëllimit dhe kishte çdo arsye. Ju them sinqerisht, asgjë nuk ndodh rastësisht. Duhet sakrifica, planet e duhura. Pa të, rezultatet nuk do të ishin këto. Këto janë fryti i gjithë kësaj. Regjia është e tij, por duhet të them shumë mirë edhe për D’Olivian, ai ka luajtur në Itali, është një ekspert që ka ndihmuar shumë. Ai, si Zabaleta, kanë ndërtuar një grup kompakt”.

Si lindi kjo zgjedhje?

“Nuk më kanë pëlqyer kurrë shumë brazilianët si trajnerë, kur më propozuan nuk isha shumë i bindur, por e takova dhe kur folëm për projekte na pëlqenin. Nuk them se u dashuruam. Megjithatë, sot është një operacion i suksesshëm”.

 

Në ndeshjen e fundit kishit shtatë lojtarë të Serisë A: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami.

“Lidhja mes futbollit shqiptar dhe ligës italiane është e fortë. Kemi shumë fëmijë në Itali, janë gati 14 mijë shqiptarë të regjistruar në vendin tuaj, pothuajse të njëjtët futbollistë si në Shqipëri. Këtyre që janë në listë duhet t’u shtohet edhe Çuni nga Frosinone, ose Berisha nga Lecce, i cili tani për tani luan në U21, por është pothuajse gati të bëjë hapin lart. Dhe pastaj do t’ju them Shpendin, i cili luan në Empoli”.

Reklama

Një nga më përfaqësuesit është Hysaj.

“Po, ka luajtur në nivel të lartë, por them edhe Gjimshiti që është kapiteni ynë”.

Një nga shpresat tuaja dhe të Interit quhet Asllani.

“Lojtar i mirë, në perspektivë. Ai është vetëm 21 vjeç, ai mund të bëhet një lojtar i madh… Një lojtar i mirë. Ai na ndihmoi shumë, ai luajti pothuajse gjatë gjithë kohës dhe e bëri shumë mirë”.

Po Bajrami?

“Ai është një lojtar i madh, teknik, më tekniku në ekipin tonë. Shikoni golin që shënoi në Çeki, barazimi vendimtar, ne mbetëm në lojë. Dhe kemi djem të tjerë shumë të mirë, mbajeni mend  emrin Mitaj. Ai luan në Rusi, por mund të bëhet një top lojtar”.

A e dini se Ramadanit i pëlqen Interi?

“Ai është një njeri i mirë edhe para se të jetë një lojtar i mirë. Ai është zemra e ekipit, ai vrapon shumë në fushë si në ekipin kombëtar ashtu edhe me Lecce. Jam i lumtur që ai po luan mirë në Serie

Çfarë synimi keni për Euro 2024?

“Tani vjen pjesa e vështirë, do të takojmë ekipet e forta. Në letër arrijmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të shkojmë përtej grupit. Nuk e di ku do të arrijmë, por i kemi kualitetet për të shkuar më tej. Dhe festa tashmë ka përfunduar, ne po përgatitemi për Gjermaninë. Trajneri është i uritur. Dhe nuk dua të takoj Italinë, ata janë një ekip shumë i fortë edhe nëse nuk kanë arritur rezultate të mëdha kohët e fundit”, thotë më tej Duka në intervistën për mediumin italian.  /Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme