Google ADS

Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë ndaj Bjellorusisë

22:13 | 4 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Shqipëria ka bërë një 45 minutësh mjaft të mirë.

Në udhëtimin kundër Bjellorusisë, Shqipëria e udhëhequr nga Edi Reja po bën mjaft mirë, shkruan lajmi.net.

45 minutëshi i parë e gjenë në epërsi kombëtaren ‘Kuqezi’, e cila në pushim shkon me një gol epërsi.

Golin e vetëm në këtë takim deri më tani e shënoi Sokol Cikalleshi, me një goditje të bukur me të majtën.

Shqipëria dhe Bjellorusia janë duke kontestuar tri pikët në kuadër të Ligës së Kombeve, në ligën C, ku janë shortuar në të njëjtin grup.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme