Shqipëria është mposhtur me rezultat minimal 0 me 1 në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e premte) kundër Turqisë.
Kombëtarja kuqezi pësoi gol në sekondat e fundit të ndeshjes pas një gabimi skandaloz në mbrojtje duke humbur shpresat për kualifikim në Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.
Djelmoshat nën udhëheqjen e Edy Rejas arritën t’i përballen presionit të vazhdueshëm nga turqit, madje dhe të krijonin disa raste tepër të bukura për të realizuar.
Por, ishte një gabim në sekondat e fundit nga portieri Thomas Strakosha dhe linjë defanzive të cilën nikoqirët e shfrytëzuan duke fituar me rezultat minimal 1 me 0.
Cenk Tosun ishte autor i këtij goli në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së dytë (91′).
Turqia me 18 pikë, aq sa ka edhe Franca pas shtatë ndeshjeve, qëndron në krye të tabelës dhe kualifikimi në kompeticonin e vitit të ardhshëm është i sigurt./arbresh.info/
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke