Shqipëria ndanë pikët me Çekinë, debutojnë dy lojtarët kosovarë

22:41 | 7 Shtator 2023
KRG

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur ndeshjen mysafir ndaj Republikës së Çekisë me rezultat baras, 1-1.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundojë e qetë me rezultat 0- edhe pse kishte aksione të bukura nga dy kombëtaret.

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga nikoqirët në minutën e 56-të, ku pas rishikimit në të golit në sistemin VAR goli u emëruar dhe autor ishte Vaclav Cerny, shkruan arbresh.info.

Në minutën e 58-të, Sokol Cikallesi u zëvendësua nga kosovari, Mirlind Daku.

Në minutën e 66-të, Nedim Bajrami lëshoi bombën, duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Pas debutimit të Dakut, erdhi edhe mundësi së të debutoi edhe kosovari tjetër, Arbnor Muja i cili u inkuadrua në minutën e 69-të.

Ndeshja përfundoj baras me rezultat 1-1.

Pas kësaj ndeshje, kuqezinjtë, mbesin në pozitën e dytë me 7 pikë, ndërsa çekët mbesin lider të tabelës me një pikë me shumë sesa Shqipëria.

Te dielën Kombëtarja e Shqipërisë do të pres Poloninë në “Air Albania” ku edhe do të mësohet fati i kuqezinjve se a do të arrijnë kualifikimin në “Euro 2024”. /Arbresh.info/

Të ngjashme