Ndaj Bosnje Hercegovinës për t’u ringritur pas 3 humbjeve radhazi.
Edhe pse është vetëm një miqësore, ndeshja e të Martës në “Elbasan Arena” është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, me kombëtaren kuqezi që do të synojë të bëjë rezultat përballë një kundërshtari që nuk ka emrin e Italisë apo Spanjës, por që mban vendin e 29-të në renditjen e FIFA-s dhe që në këto vitet fundit është konfirmuar si një skuadër e frikshme dhe që tenton gjithmonë kualifikimin në eventet madhore sic janë Botërori dhe Europiani. Bosnje Hercegovina, përfaqësuesja e drejtuar nga 56-vjecari Mehmed Bazdarevic vjen në duelin e “Elbasan Arenës” pas suksesit 5-0 ndaj Gjibraltarit modest. Në atë takim Bosnja kishte shumë mungesa megjithatë në Shqipëri, përfaqësuesja ballkanase do të mbrrijë me artilerinë e saj më të rëndë, pasi pjesë kësaj ndeshjeje do të jenë edhe Edin Dzeko, Senad Lulic apo edhe Mato Jajalo të cilët munguan ndaj Gjibraltarit për shkak skualifikimi.
Shqipëri-Bosnje e kësaj të Marte do të jetë takimi i 5-të në histori mes këtyre dy përfaqësueseve. Ndeshja e parë ka qenë një sfidë miqësore dhe është luajtur në 30 Nëntor të vitit 1995, me Shqipërinë që atëherë fitonte 2-0. Miqësorja e dytë u zhvillua disa më muaj më pas në Bosnje dhe përfundoi në barazim pa gola për të ardhur te dy sfidat kualifikuese të Europianit të Polonisë dhe Ukrainës. Në 8 Tetor të 2010-tës, golit të Vedad Ibisevic sulmuesit të Herthës së Berlinit që është edhe aktualisht pjesë e boshnjakëve iu përgjigj Klodian Duro për një barazim 1-1. 7 Qershor të 2011-tës Bosnja në atë periudhë një përfaqësuese dukshëm më e fortë se Shqipëria regjistroi fitoren e parë në sfidat direkte ndaj kuqezinjëve falë suksesit 2-0.
Deri tani bilanci por edhe goleavarazhi është i barabartë, prandaj ndeshja e radhës do të jetë shumë e rëndësishme që Shqipëria ose Bosnja të krijojnë një një avantazh të lehtë në përballjet direkte mes tyre por edhe në optikën e renditjes së FIFA-s. Nga njëra anë do të jenë Edin Dzeko autori i një sezoni spektakolar me Romën në Serinë A, por edhe mesfushori i Juventus, Miralem Pjanic, ai Lazios Senad Lulic apo edhe Vedad Ibisevic, por në krahun tjetër do të jetë grinta e Shqipërisë që do të kërkojë tu rikthehet rezultateve pozitive pas asaj paraqitjeje shumë të mirë të Italisë por që nuk u mjaftoi kuqezinjëve për të marrë pikë. Me pak fjalë Shqipëri-Bosnje më shumë sesa një miqësore është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...