Shqipëria mposhtet nga Luksemburgu në miqësore (VIDEO)

20:53 | 4 Qershor 2017
Arbresh Info

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut.

Shqipëria ka pësuar disfatë 2 me 1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmjen e së dielës ndaj Luksemburgut, shkruan portali arbresh.info.

Kuqezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 51′ të ndeshjes në ‘Stade Josy Barthe’ të Luksemburgut përmes mesfushorit Odise Roshi, i cili shënoi një gol të bukur nga zona e penaltisë duke kaluar në epërsi për 1 me 0.

Odise Roshi, i cili bartë fanellën e skuadrës ruse Terek Grozny, dërgoi Shqipërinë në epërsi pas asistimit nga mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj.

Megjithatë, nikoqirët e këtij takimi të nivelit miqësor u përgjigjën pas vetëm dhjetë minutave përmes David Turpel që barazoi shifrat për 1 me 1. Luksemburgu arriti të siguroj fitoren e dytë ndaj Shqipërisë me golin nga Kevin Malget në minutën e 74′.

Ndryshe, ky ishte takimi i gjashtë ndërmjet dy skuadrave kombëtare, katër fitore për Shqipërinë dhe dy për Luksemburgun.

Ndeshja e ardhshme e kombëtares sonë zhvillohet javën e ardhshme kundër Izraelit në kuadër të kualifikuese në Kampionatin Botëror Rusia 2018./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme