Përfaqësuesja e Shqipërisë në Futsal e drejtuar nga trajneri, Erind Resuli do të marrë pjesë në turneun miqësor “Adem Jashari” i cili do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë në datat 2-5 mars 2018.
Resuli ka grumbulluar 14 futbollistë për këto ndeshje miqësore . Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë: Shqipëria, Maqedonia, Kosova A dhe Kosova U-21.
Sipas programit të përgatitur nga Federata e Futbollit të Kosovës, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen tek “Pallati i Rinisë” në Prishtinë. Ciftet e ndeshjeve do të përcaktohen pas hedhjes së shortit në datën 2 mars 2018.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në datë 3 mars ora 15:00.
Ndeshja për vendin e tretë dhe të fundit do të zhvillohet në datë 4 mars ora 15:00.
Finalja do të zhvillohet në datë 4 mars ora 17:00.
Kombëtarja jonë do të niset në Prishtinë, ditën e enjte, datë 1 mars në orën 09:00.
Më poshtë do të gjeni listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri i futsal:
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...