Google ADS

Shqipëria me fitore bindëse ndaj Islandës

22:50 | 10 Shtator 2019
Arbresh Info

Shqipëria është kthyer nga disfata e thellë 4 me 1 ndaj Francës duke mposhtur bindshëm rivalin e sotëm (e martë).

Kombëtarja shqiptare ka mposhtur me rezultat 4 me 2 kombëtaren e Islandës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Kastriot Dermaku zhbllokoi shifrat duke shënuar golin e epërsisë për skuadrën e Edi Rejas (32′) para se Gylfi Sigurdsson të barazonte gjithçka me të filluar pjesa e dytë (47′).

Edhe në golin nga Elsied Hysaj në minutën e 52′, mysafirët u përgjigjen duke barazuar për 2 me 2 me anë të Kolbeinn Sigthorsson (58′).

Por, kombëtarja shqiptare realizoi tutje me anë të Odise Roshit (79′) për 3 me 2 para se Sokal Cikalleshi të shuante shpresat e skuadrës së Erik Hamren për rikthim duke realizuar për 4 me 3 në minutën e 83′.

Shqipërina vazhdon qëndrimin në pozitën e katërt në tabelë me nëntë pikë, tri më pak se Islanda në pozitën e dytë dhe gjashtë në pak se Turqia dhe Franca në krye të tabelës si lidere./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme