Shqipëria do të përmbyll sot fazën kualifikuese me ndeshjen kundër Andorrës e cila luhet me dyer të mbyllura në ‘Air Albania’.
Kuqezinjët luajnë pa tifozë për shkak të dënimit që i është shqiptuar nga UEFA për ndeshjen kundër Polonisë, në të cilët tifozët kishin hedhur gjësende drejtë lojtarëve polak.
Kjo përballje nuk do të ketë rëndësi të madhe sa i përket shpresave për kualifikim, për shkak se ato veç kanë përfunduar në humbjen e thellë kundër Anglisë të premten.
Shqipëria renditet në vendin e 3-të me 15 pikë të grumbulluara dhe me një fitore eventuale nuk do të mund të arrinte Poloninë e cila gjendet në vendin e dytë dhe grumbullon 20 pikë.
Nga ana tjetër Andorra renditet në vendin e 5-të me 6 pikë të grumbulluara./Arbresh.info
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit