Kombëtarja shqiptare mbylli sot përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’ për sfidën e rëndësishme ndaj Çekisë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.
Pas konferencës zyrtare për media, ekipi doli në fushë dhe u stërvit për rreth një orë.
Përveç Armando Brojës, e gjithë skuadra u stërvit së bashku, teksa ekipit iu bashkua sot edhe mesfushori Klaus Gjasula, përcjell Arbresh.info.
Stërvitja e ditës së sotme nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë seancën në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.
Sa i përket gjendjes së Armando Brojës, stafi mjekësor ka dalë në përfundimin se sulmuesi nuk mund të jetë i gatshëm për takimin e nesërm ndaj Çekisë pas një shqetësimi fizik.
Shqipëria do të luajë nesër ndaj Çekisë në stadiumin ‘Air Albania’, me takimin që është programuar të nisë në ora 20:45.
Atentat me armë zjarri në Vlorë -Plagosen 2 persona, njëri p...
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...